“Ne duhet të shpëtojmë vendin tonë” Donald Trump shpall kandidaturën për president të Shteteve të Bashkuara

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka nisur fushaten e tij të tretë për Shtëpinë e Bardhë, duke deklaruar: “Rikthimi i Amerikës fillon pikërisht tani”.

Në pronën e tij në Florida, ai tha: “Ne duhet të shpëtojmë vendin tonë”.

Njoftimi i zotit Trump vjen pasi disa kolegë republikanë e fajësojnë atë për performancën e dobët të partisë në zgjedhjet afatmesme të javës së kaluar.

Presidenti Joe Biden, i cili mundi zotin Trump dy vjet më parë, ka thënë se ai mund të kandidojë për rizgjedhje në vitin 2024.

Duke folur para një turme të ftuar nga salla e ballos së klubit të tij privat Mar-a-Lago në Palm Beach të martën mbrëma, zoti Trump, tha:

“Ne jemi një komb në rënie.”Për miliona amerikanë, dy vitet e fundit nën Joe Biden kanë qenë një kohë dhimbjeje, vështirësie, ankthi dhe dëshpërimi.”

“Për ta bërë Amerikën sërish të madhe dhe të lavdishme, sonte po shpall kandidaturën time për president të Shteteve të Bashkuara”.

Pak para fjalimit, ai paraqiti dokumentet në Komisionin Federal të Zgjedhjeve duke deklaruar zyrtarisht kandidaturën e tij për president dhe duke krijuar një llogari për mbledhjen e fondeve./BBC

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat