Sulmuesi i Francës, Benzema, jashtë Botërorit për shkak të lëndimit

Sulmuesi francez Karim Benzema është përjashtuar nga Kupa e Botës në Katar pasi pësoi një lëndim në stërvitje, tha të shtunën federata franceze e futbollit.

Fituesi i Topit të Artë, i cili po lufton me një problem muskulor, u detyrua të linte seancën stërvitore të kampionëve në fuqi të Francës më herët të shtunën.

“Jam jashtëzakonisht i trishtuar për Karimin që e kishte bërë këtë Botëror një objektiv madhor. Pavarësisht kësaj goditjeje të re për ekipin francez, unë kam besim të plotë në grupin tim. Do të bëjmë gjithçka për të përballuar sfidën e madhe që na pret”, tha trajner Didier Deschamps në një deklaratë.

Benzema pati një sezon të shkëlqyeshëm me Real Madridin sezonin e kaluar, duke shënuar 44 gola në 46 ndeshje në të gjitha garat, teksa i ndihmoi ata drejt një dyfishi në La Liga dhe Champions League.

Ai ishte golashënuesi më i mirë i Francës në Kupën e Botës 2014, por nuk ishte pjesë e fitores së tyre në edicionin 2018, pasi u kthye në ekipin francez vetëm vitin e kaluar pas një mungese gjashtëvjeçare.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat