Pacolli për Xhakën: Nëse FIFA e dënon, unë do e paguaj personalisht gjobën

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se nëse FIFA do ta gjobisë futbollistin Granit Xhaka, për mbajtje të fanellës me mbishkrimin Jashari, në ndeshjen në mes të Zvicrës e Serbisë, do ta paguajë personalisht gjobën e tij.

Pacolli, e bëri të ditur këtë me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook” ku shtoi se e kishte njoftuar edhe Xhakën për këtë iniciative nga ana e tij .

“Nëse emri Jashari shqetëson FIFA-n apo botën dhe Granit Xhaka dënohet se ka mbajtur pas ndeshjes këtë emër të shenjtë, atë gjobë do ta paguaj personalisht unë, në emër të popullit shqiptar. Këtë ia kam njoftuar sot personalisht edhe Granitit”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

“Tani ecim tutje dhe u urojmë atyre fat të vazhdueshëm kundër Portugalisë”, ka shtuar ai.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat