Xhaka bëri krenarë shqiptarët me veprimin e tij / Gazetarja e njohur e cilëson si: Akt prej një rrugaçi!

Pak ditë më parë është luajtur sfida Zvicër-Serbi, e cila përfundoi me fitoren e helvetëve me rezultatin 3-2. Faktor në këtë ndeshje u bënë edhe dy lojtarët me origjinë Shqiptare, Xherdan Shaqiri, i cili shënoi golin e parë të ndeshjes. Ndersa tjetri, Granit Xhaka, beri një ndeshje mjaft pozitive por gjithsesi kishte dhe një insident të vogel me serbët.

Gazetarja Zana Avdiu, ka reaguar për gjestin e bërë nga Granit Xhaka gjatë asaj sfide. Ajo e konsideroi “akt prej një rrugaçi” veprimin e bërë nga Xhaka në drejtim të stolit të lojtarëve rezervë të Serbisë. Avdiu shprehu indinjaten edhe me shqiptarët që menjëherë e shpërndanë në rrejtet e tyre sociale, si një përkrahje ndaj lojtarit.

Postimi i Zana Avdiut:

Akti i Granit Xhakes, eshte per turp. Akt prej nje rrugaçi. Dhe, fatkeqesia eshte, qe asnje nuk la pa e shpernda ate foto. Pra, zero nivel, ne nje shtet te tane! 🙂

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat