Zana Avdiu e quajti Granit Xhaken rrugaç, Ragip Xhaka reagon ashpër ndaj gazetares

Një ditë më parë gazetarja e njohur nga Kosova, Zana Avdiu, e konsideroi gjestin e Granit Xhakës gjatë ndeshjes Zvicër-Serbi, një gjest prej rrugaçi.

“Akti i Granit Xhakes, eshte per turp. Akt prej nje rrugaçi. Dhe, fatkeqesia eshte, qe asnje nuk la pa e shpernda ate foto. Pra, zero nivel, ne nje shtet te tane!🙂”-Zana Avdiu

Kesaj akuze i është përgjigjur babai i Granitit, Ragip Xhaka. Ai përmes një linje telefonike shprehu indiniaten e tij lidhur me statusin e bërë nga gazetarja.

“Xhaka nuk lëndohet kurrë prej kundërshtarve e armiqve, por lëndohet prej atyre që i mbrojnë tezat e Serbisë. Tezat e atyre që ja shajnë nanen, ja shajnë gruan, ja shajnë fëmijët. Kjo Zana a po i lexon portalet kur Graniti del kundër dhunës në Kosovë, kur dhunohen gratë, motrat tona. Graniti del prej Londre i tregon botës. Granit Xhaka rrezikon karrieren e tij duke i treguar botës se kto janë ata që kanë dhunuar motrat tona, fëmijët tanë. Kurse kjo del e i thote granitit rrugaç. Ajo eshte rrugace vet”- Ragip Xhaka.

Më tej babai i Granitit tha se Zanës duhet ti vijë turp për çfarë ka thënë, madje shtoi se ajo nuk e din çfarë është sporti.

“Zana Avdiut le ti vijë turp. Turp ti vijë që e quan Xhaken rrugaç. Është e turpshme që ajo i del kundër Shqiptarisë. Ajo nuk e din çka është sporti, çka janë emocionet”

Gjithashtu Ragip Xhaka i kërkoi të bënte kujdes se çfarë shkruan për familjen Xhaka, sepse do përgjigjej në çdo lloj mënyre.

“Ki kujdes shumë për familjen Xhaka çfarë shkruan, se do përgjigjesh në çdo mënyrë, veç kur të përgjigjesh do jetë vonë të garantoj me jetë. Se ti nuk e njeh kush është familja Xhaka” theksoi Ragipi.

Më pas u pyet nga gazetari: pas botërorit a do e shohim Granitin në Kosovë?

“Do e shihni si shqiponje qe ka ardh gjithmone”.- u përgjigj Ragip Xhaka.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat