U përfshi në sherr gjatë koncertit në Zvicër, reagon Noizy

Mbrëmjen e djeshme reperin i njohur Noizy është bërë pjesë e një sherri. Në rrjet janë bërë publike disa video, ku shfaqet duke u zënë me disa persona në skenë, gjatë koncertit në Zvicër.

Siç mund ta shihni dhe nga pamjet, në fillim, disa persona kanë goditur një nga bodygardërdet e tij dhe më pas është përfshirë dhe vetë ai.

Pas sherrit, ka reaguar Noziy i cili shprehet se personat me të cilët u konfliktua ishin nën efektin e alkoolit. Më pas ai thekson se çdo gjë është në rregull.

“Për të gjithë ju që jeni INTERESUAR, s’ka ndodhur asgjë. Ishin vetëm disa pijanecë që nuk kontrollojnë dot pijen. Jemi të gjithë mirë, çdo gjë është në rregull”, tha Noziy.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat