Arsenal armësh në bazën e Ervis Martinajt, policia asnjë të shoqëruar

Dje u krye një aksion i befasishëm në shtëpinë e Ervis Martinajt, njërit nga përsonazhet më të përfolur në kohët e fundit.

Policia e Shtetit nuk ka shoqëruar apo arrestuar asnjë person lidhur me zbulimin dhe sekuestrimin e armëve dhe municionit luftarak, dje në Fushë Kuqe, në banesat e Ervis Martinajt dhe dy xhaxhallarëve të tij, Faik dhe Rakip Martinajt.

Sipas informacioneve zyrtare është bërë me dije se armët e municionet u zbuluan të futura në kosheret e bletëve në një ambient të përbashkët të familjes Martinaj në Fushë Kuqe.

Nga burimet është bërë me dije se të dy xhaxhallarët e të shumëkërkuarit ndodheshin prezent, por për arsye që akoma nuk janë bërë të ditura ngelet e paqartë se përse nuk janë shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje.

Burime nga organi i akuzës në Kurbin shprehen se urdhri është dhënë për kontrolle të befasishme në banesën e Ervis Martinaj, dhe se është kopetencë e Policisë për të kryer veprime të mëtejshme në lidhje me sendet e jashtëligjshme të gjetura.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat