Skenari i parë dështoi/ Luiz Ejlli kryeson kundrejt produksionit të Big Brother

Tashmë Luiz Ejlli numëron 100 mijë ndjekës në Instagram dhe kjo shifër u rrit me +60 mijë vetëm në 48 orët e fundit.

Para gjyqit të famshëm në prime-in e kaluar Instagrami i Luiz Ejllit numëronte 40 mijë ndjekës dhe ndonëse qëllimi i produksionit ishte krejt tjetër, audienca shqiptare kudo u “karikua” dyfish për të mbështetur padyshim kryefjalën e këtij edicioni të dytë të BBV 2 :Luizin.

Dronë të dërguar, 99% komente pozitive, dhe angazhim i jashtëzakonshëm për të justifikuar dramën e së martës kanë krijuar vorbullën më të zhurmshme të këtyre 48 orëve ku duket qartë se mes produksionit dhe konkurrentit Luiz Ejlli tashmë publiku e ka gjetur fajtorin.

Kujtojmë që Luizi doli si një nga më pak të preferuarit bashkë mē Kiarën, Dean dhe Mikelën ku njëri prej tyre lë të shtunën shtëpinë e Big Brother.

Pra kemi akoma shumë për të parë.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat