Ghetto Geasy bashkëpunim “bombë” me MC Kreshën, kush është artistja ndërkombëtare që I bashkohet projektit

Në një video në Instagram, Ghetto Geasy ka lajmëruar një nga bashkëpunimet më të papritura dhe të paimagjinuara. Deri tani, ai kishte lajmëruar se do të sillte një projekt të përbashkët me Mc Kreshën, pas pajtimit me të, por do të përfshihet edhe një emër tërësisht jashtë industrisë së hip-hopit.

Në video, Ghetto Geasy ka zbuluar se sopranoja Inva Mula do të jetë pjesë e bashkëpunimit të titulluar “Jem Njo”, i cili publikohet të mërkurën në orën 18:00. Reperi ka përshkruar të gjithë rrugëtimin e këtij projekti, i cili ka filluar dy vite më parë. Ai ka përmendur sërish pajtimin me Mc Kreshën, si dhe dëshirën e fortë që Inva Mula të ishte pjesë e projektit.

‘Dua të paralajmëroj një projekt që për ne është një projekt shumë i madh. Është bërë një punë e mirë dhe një punë goxha e madhe. Për shkak të shumë arsyeve që nuk është një këngë e zakonshme, është një këngë që prej fillimit, prej idesë e deri në përfundim e realizim të së gjithës, ka shkuar shumë ndryshe, në një vijë tjetër, ndryshe sigurisht në konotacion të mirë.

Ideja fillimisht ishte një demo ndryshe dhe nuk mendohej të bëhej kështu para dy viteve e ca. Por sapo kam dëgjuar instrumentalin, më ka pëlqyer shumë, është tipike e atyre që më përshtaten mua dhe e kam bërë strofën time, repturën time menjëherë sapo e kam dëgjuar. Menjëherë e dija që do e bëja shumë shpejt dhe është ajo që unë e dua dhe më pëlqen. Ka pasur një vijë melodike në refren që ka qenë interesante dhe mua më ka pëlqyer ashtu si ka qenë, por nuk është ditur kurrë se ç’do bëhet deir në fund. Si ide në kokë kam pasur gjatë gjithë kohës që të ishte kjo që është sot. Por është dashur fillimisht të dëgjoj se nuk isha shumë i sigurt si mund të dalë dhe a mund të bëhet kjo 100%.

Pasi u bë takimi edhe me Kreshën, pas shumë vjetëve siç e dini, s’kam folur 13 vjet. Tingëllon keq, por nuk është se s’kemi folur për ndonjë arsye madhore, thjesht çështje reperash të viteve më herët, shumë më të rinj, shumë më të vegjël dhe gjërat mbesin pa u sqaruar, koha ikën. Shyqyr që jemi bërë mbarë, jemi takuar dhe vendosëm të shihemi e të bëjmë diçka. Kur u bë ideja që të realizohej kënga, u kryen edhe pjesët e tjera, u kujtuam edhe për Kreshën, ia kallëzuam, i pëlqeu edhe atij shumë, ia kallëzova edhe atij pjesën e refrenit si doja ta bëja dhe i pëlqeu edhe atij shumë, por për ne ishte plan mos të them i parealizueshëm, por gati si i pamundur.

Unë u mundova ta bënim të mundur që ta bënim dhe kur i thashë që është ideja për ta bërë refren opera, që kam idenë ta bëjë Inva Mula, është edhe më pak e realizueshme duke pasur respekt shumë të madh dhe duke pasur parasysh që Inva nuk është pjesë e industrisë tonë, është diçka krejt tjetër, e madhe dhe e kemi respektuar shumë, unë mendova që sigurisht do jetë e vështirë, por pak e çuditshme për Invën, por e dija shumë mirë që nëse e bëjmë ashtu siç unë dua dhe e mendoj do dalë, sigurisht do i pëlqejë dhe Invës dhe do e pranojë si ftesë“, shprehet Geasy.

Më tej, Geti sqaron se përgatiti një demo për t’ia prezantuar Inva Mulës duke marrë një studente që të regjistronte pjesën e saj, në mënyrë që sopranoja të kishte një ide të qartë.

“Lashë një takim, ia prezantova Invës, i pëlqeu shumë, sigurisht që iu duk e çuditshme, por gjithmonë pozitive, por tipi i saj shumë kërkuese dhe guximtare pranoi dhe shkuam direkt ta provonim në studio si ide. Kemi bërë idenë e parë, Inva ishte… s’kam fjalë, kuptohet, spektakolare, dhe u bë si demo e parë dhe vazhduam projektin”.

Ghetto Geasy shton se kënga është e rrymës hip-hop dhe se kishte dëshirë të ishte eksperimentale.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat