Rrëmbimi i tre policëve, Rama: Kush thotë se po heshtim nuk do t’ia dijë as për Kosovën as për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga xhandarmëria serbe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se Shqipëria po pret versionin e KFOR-it, që po heton rastin në fjalë.

“Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë.

Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat!”, shkroi Rama në Tëitter.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat