Rrëmbimi i tre policëve nga “Kobrat” serbe, Kurti në Kuvend: Do hakmerremi me …

Kryeministri Albin Kurti ka raportuar sot në Parlament në lidhje me rrëmbimin e tre efektivëve të policisë së Kosovës nga forcat “Kobra” të Serbisë.

Raportimi u kërkua nga opozita e Kosovës.

Kurti ka deklaruar se një akt i tillë nga ana e Serbisë është agresion ndaj Kosovës dhe KFOR-it.

“Dy prej tyre kishin edhe probleme shëndetësore.
Efektivët nuk kanë qenë pjesë e njësive elitë siç po përpiqet t’i paraqesë Serbia.

Fakti që ndërkombëtarët po mobilizohen për lirimin e tyre, tregon se të gjithë e dinë që rrëmbimi është kryer në territorin tonë, ndryshe askush nuk do të fliste për lirimin e tyre.

Ky është agresion ndaj republikës sonë dhe KFOR-it.
Hakmarrjeve të tilla do i përgjigjemi me rend e ligj. Nuk ka as kthim pas e as nënshtrim”, tha ai.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat