SPAK identifikon vajzën e skandalit, kush është biznesmenia e videos, Safet Gjici rrezikon 7 vite burgim

Është identifikuar nga prokuroria e posaçme SPAK, gruaja që shfaqet në videon seksiste me Kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici. Ajo është 40-vjeçaria Alma.K, e cila rezulton të jetë nga qyteti i Beratit, por e martuar në Durrës me H.Ll.

Alma.K, është lokalizuar dhe po meret në pyetje nga SPAK. Gruaja zotëron dhe një biznes këshillimi ndaj kompanive të treta në Tiranë.

Çështja ndaj kryebashkiakut të Kukësit, aktualisht ka nisur për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, vepër penale kjo që parashikohet nga neni 248 i Kodit Penal dhe ka një marsh dënimi deri në 7 vite burgim.

Pritet që SPAK, të shoqërojë kryebashkiakun Safet Gjici, tashmë të shkarkuar me qëllim marjen e tij në pyetje. Ndërsa SPAK, po analizon situatën dhe ka shumë gjasa që ndaj tij të vendoset masa e sigurisë “arrest në burg”.

Hetimet në këtë rast janë duke u ndjekur nga prokurore e SPAK-ut.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat