Me flamujt kuqezi, të Kosovës dhe të SHBA, nis protesta përpara kryeministrisë

Ka nisur protesta përpara kryeministrisë, kundër qëndrimeve të Edi Ramës për situatën e tensionuar në Veri të Kosovës.

Protesta pritet të zhvillohet e heshtur pa fjalime nga ana e pjesëmarrësve dhe me simbolika siç është ajo e valëvitjes së flamujve kombëtarë, të Kosovës dhe të SHBA-së.

Qytetarët kërkojnë një qëndrim më të qartë nga qeveria shqiptare sa i takon situatës në Kosovë, e veçanërisht rrëmbimit të tre punonjësve të policisë nga forcat serbe, në kufi.

“I lutem kryeministrit shqiptar të mbështesë pa kushte Albin Kurtin, o sot o kurrë. Ne me sllavët po të njëjtin problem kemi.

I lutemi kryeministrit të shkëputet nga marrëdhëniet me sllavët, të mbështesë qeverinë e Kosovës pa kushte. Duhet ta mbështesë Albin Kurtin”, tha një qytetar për mediat.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat