“Nuk do festoj nëse shënoj ndaj tyre”/ Xherdan Shaqiri tregon përse nuk zgjodhi Kosovën

Kosovë-Zvicër nuk është asnjëherë vetëm një ndeshje futbolli. Shumë lojtarë shqiptarë luajnë te “Helvetët”, zgjedhje kjo për arsye të ndryshme, teksa dy skuadrat do sfidojnë njëra tjetrën me 9 shtator në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Futbollisti shqiptar i zviceranëve, Xherdan Shaqiri i ka thënë të gjitha në një intervistë të dhënë për “Blick”, në prag të ndeshjes në tokën kosovare.

“Unë jam sportist, do të jap çdo gjë për Zvicrën. Por, për respekt ndaj Kosovës, nuk do të festoj në rast të shënimit të golit. Këtë gjë mund ta bëjnë kolegët e mi.

Jam i bindur se do të pritemi pozitivisht. Nuk kemi pse frikësohemi se do të fishkëllehemi gjatë shëtitjeve para ndeshjes. Mirëpo, mund të llogarisim se do të fishkëllehemi nga një numër i vogël i njerëzve gjatë ndeshjes. Atmosfera do të jetë ndryshe nga miqësorja e vitit të kaluar në Zuerich”.

Biletat- Unë isha 11-vjeçar, kur me familjen u larguam për në Zvicër shkaku i luftës. Por, dy prindërit e mi kanë nëntë vëllezër e motra, mund të paramendoni se sa familjarë do të jenë në ndeshjen e të shtunës. Deri 50 kërkesa për bileta kam pranuar dhe për fat të mirë kam arritur t’i plotësoj ato. Për shumë prej tyre, për shkak të vizave, nuk është e mundur të vijnë për të shikuar një ndeshje në SHBA apo Evrope Perëndimore. Unë gëzohem se do t’i shoh njerëzit. Shpresoj që familja të jetë më me rëndësi sesa nacionaliteti dhe familjarët të më përkrahin. Por, mbi të gjitha duhet ta shijojnë ndeshjen. Shumë më kanë shkruar, duke kërkuar që të mos shënoj gol

Kosova dhe ftesa- Kur Federata u pranua në vitin 2016 për të luajtur ndeshje zyrtare, u gëzova shumë, para së gjithash për njerëzit dhe vendin. Ka pasur mundësi që lojtarët me rrënjë nga Kosova të ndryshojnë kombëtaren. Isha në bisedime me zyrtarët asokohe. Por, më pas erdhi Evropiani me Zvicrën. Dhe për shkak se luajta atje, u zgjidh kjo çështje automatikisht”

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat