Vinzi i Hellbanianz fiton lirinë

Ervin Selita i njohur me emrin e arit Vinz ka fituar lirinë në gjykatën e apelit dukë e konvertuar dënimin në shërbim prove. I njohur nga autoritetet britanike si pjese e grupit Hellbanianz grup ky kryesisht aktivitetin e tyre e kanë në trafikun e drogës.
Ai ra në pranga më datën 2 shkurt 2022 .Ngjarja ka ndodhur pikërisht në Hotelin e quajtur Neë VV, në rrugën “Tre Vëllezërit Kondi”, ku 30 vjeçari Ervin Selita së bashku më shoqëruesen e tij me iniciale E.D janë futur brenda hotelit duke kërkuar marrjen e një dhomë. Sipas policisë së Tiranës, Ervin Selita “gjatë konfliktit në ambientet e hotelit, ka tentuar të vrasë me armë zjarri njërin nga pronarët e hotelit’’.

Sportelisti i hotelit i ka kërkuar kartën e ID 30 vjeçarit por edhe të shtesases tjetër që e shoqëronte. Kjo kërkesë nuk është pranuar nga i riu Selita me arsyetimin se ishte klient i rregullt dhe se nuk ishte e nevojshme paraqitje e kartës së identitetit. Në këto momente recepsionisti ka telefonuar pronarin e hotelit shtetasin Zeni Xhindi i cili ka shkuar në vendngjarje ku edhe ka ndodhur përleshja mes tyre.Në një moment Ervin Selita ka nxjerr armën e zjarrit ku ka qëlluar mbi 6 herë në drejtim të pronarit të hotelit por fatmirësisht nuk e ka kapur asnjë plumb.

Gjykata e shkallës së parë e dënoi me 3 vite e 4 muaj burg, vetëm për armëbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike, duke i rënë kështu akuza e vrasjës së mbetur në tentative. Ky vendim është apeluar nga reperi me origjinë nga Burreli, dhe në përfundim ai u dënua me 3 vite shërbim prove.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat