Vdekja e 41-vjeçares nga bullizmi, Arbana Osmani i bën thirrje publike Ramës: Mbylleni këtë dreq TikTok-u !

Një ngjarje e rëndë tronditi Durrësin dhe mbarë Shqipërinë. Kjo pasi një  41-vjeҫare, nënë e tre fëmijëve pas bullizimit ne Tik-Tok, i dha fund jetës duke pirë fotoksinë.

Reagimi publik pas ngjarjes së rëndë ka qenë mjaft i madh. Një nga përsonazhet e njohur të ekranit, moderatorja Arbana Omani i ka bërë thirrje publike Edi Ramës që të mbyllë platformën e Tik Tok.

Përdoruesit e internetit, Osmani i konsideron “vrasës” të kohëve moderne.

“Tmerr, vrasësit e kohëve moderne kanë “armë”, tastierat, por janë gjithmonë vrasës. Mbylleni këtë dreq Tik Toku. Tani!”, shkruan Osmani krahas lajmit duket etiketuar kreun e qeverisë, Edi Rama.

Burime nga policia e Durrësit, thanë se 41-vjeҫarja kishte denoncuar rreth një vit më parë në polici. Përsona të paidentifikuar i kishin hapur adresë fallco me identitetin e saj dhe e përdornin për ta bullizuar.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat