Largimi i shqiptarëve, zyrtari amerikan O’Brian: Zgjidhja e vetme procesi i zgjerimit të BE

Largimi në mënyrë masive i shqiptarëve nga vendi është një problematikë rajonale por që është vënë re edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një komunikim për mediat mbi prioritetet e 2024-s, Ndihmësekretari i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brian deklaroi se një pjesë e madhe e popullsisë në Ballkan po largohet, ndërsa si zgjidhje sipas tij është procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian.

“Ballkani Perëndimor duhet të jetë më europian, i sigurt dhe i stabilizuar. Dhe kjo do të thotë mbi të gjitha, që Ballkani Perëndimor do një integrim ekonomik. Problemi me këto shtete është se një pjesë e madhe e popullsisë po largohet, duke u zhvendosur në Europë, apo diku tjetër. Kjo do të thotë që njerëzit që mbeten kanë një vështirësi edhe më të madhe për të krijuar mundësitë ekonomike që një anëtarësim në BE do ia mundësonte. Prandaj jemi shumë të motivuar nga zotimi i BE-së për të angazhuar këto vende me procesin e zgjerimit. Ky proces nuk do i mundësojë vetëm integrim në bashkimin ekonomik, por edhe i përgatit këto vende që të marrin vendime politike bashkë me vendet e tjera”, tha ai.

Ndihmës sekretari amerikan përmendi dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, ku deklaroi se SHBA-të mbështesin dialogun. “Qasja jonë nuk ka ndryshuar. Ne mbështesim fuqishëm dialogun me ndërmjetësuesin e BE-së dhe të dërguarin e tyre Lajçak. Ka patur një progres në këtë aspekt muajt e fundit, si për shembull targat dhe lëvizja e qytetarëve në dogana. Kjo ndihmon në mundësimin e 4 lirive për qytetarët.  Të mundësosh për njerëzit është ajo që duam. Është shumë e rëndësishme që të dyja palët të shmangin çdo veprim provokues në veri”, u shpreh.

Ndër të tjera, në këtë komunikim me gazetarët europianë, O’Brian foli dhe për luftën në Ukrainë, ku u shpreh se SHBA-të do të vijojnë mbështetjen për qeverinë e Zelenskit.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat