I shkulën mikrofonin Ackës, Komisioni i Etikë ka përjashtuar 10 ditë nga Kuvendi Flamur Nokën dhe Gaz Bardhin

Dhjetë ditë përjashtim, kjo eshte masa qe ka vendosur komisioni i Etikës ne Kuvendin e Shqiperise, për deputetët Flamur Noka e Gazment Bardhi.

Vendimi eshte marre në mbledhjen e komisionit të Etikës, pas kërkesës së grupit të PS.

Komisioni vendosi përjashtimin me 5 ditë për deputetët Bledion Nallbati e Dogjani.

Për masat ndëshkimore, Komisioni i Etikës iu referuar dy ngjarjeve më të fundit, dhunës në Komisionin e Medias, ku deputetët Noka e Bardhi u përfshinë në konflikt me kryetaren e Komisionit, Flutura Açka, duke i shkulur mikrofonin kësaj të fundit.

Masat i referohen edhe seancës së të hënës, e cila ishte e para për këtë sesion parlamentar, e ku Presidenti i Republikës u pengua të mbajë fjalën e tij

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat