Mark Zuckerberg kërkon ndjesë për dëmet e shkaktuara nga mediat sociale: Askush nuk duhet të vuajë si ju

Mark Zuckerberg Drejtor i Përgjithshëm i Meta, platformave më të mëdha sociale, ka kërkuar falje familjeve të pranishme në seancën e Komititetit Gjyqësor të Senatit.

Shefat e pesë kompanive të mëdha të teknologjisë akuzohen për dëme të mundshme nga produktete e tyre tek adoleshentët, duke përfshirë shqetësimin se rrezikon ti çojë ata në depresion apo edhe në ngjarje fatale si vetëvrasje. Zuckerberg tha se i vjen keq qe gjërat kanë shkuar kështu për familjet tuaja.

“Më vjen keq për gjithçka që keni kaluar. Askush nuk duhet t’i kalojë gjërat që kanë vuajtur familjet tuaja dhe kjo është arsyeja pse ne investojmë kaq shumë dhe do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje në të gjithë industrinë për t’u siguruar që askush nuk duhet të kalojë gjërat që kanë vuajtur familjet tuaja.”

Si përgjigje ndaj faljes së kërkuar nga ana e Zuckerberg, Senatori republikan Josh Hawey i bëri thirrje atij që si miliarder të “kompesojë” familjet, fëmijët e të cilëve janë prekur nga platformat e tij.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat