“E dija se çfarë doja që fëmijë”, Rita Ora bën publike intervistën e rrallë të para shumë viteve

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është një nga yjet më të mëdhenj të muzikës që ka eksportuar Kosova.Ajo është lindur në Prishtinë dhe vetëm një vjeçe është larguar me familjen e saj në Mbretërinë e Bashkuar, nga ku ka pasur shpërthimin e saj në muzikë, në vitin 2012 e më mbrapa.Por para se të publikonte hitin e padiskutueshëm “Hot Right Now”, Rita Ora i kishte treguar ëndrrat dhe dëshirat e saj në një intervistë të dhënë si adoleshente në Kosovë.

Ajo ishte një emër i panjohur në atë kohë kur për Radio Televisionin Publik të Kosovës (RTK), kishte shpalosur aspiratat e saj për t’u bërë një yll ndërkombëtar, fillimisht i aktrimit (inspiruar nga gjyshi i saj regjisor) e më pas një yll i muzikës.

33-vjeçarja mesa duket ka hasur në këtë intervistë gjatë shfletimit të arkivave të saj në shtëpi – teksa e ka ndarë atë me fansat e saj përmes një interviste të shkurtër në InstaStory.“Në të ardhmen unë dua të bëhem aktore, shpresoj të bëhem dikush, që emri im të jetë i njohur edhe në muzikë nuk e di sa, por aktrim definitivisht”, kishte thënë Rita adoleshente teksa fliste pak shqip, pak anglisht.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat