Altin Çoku i shpërndau foton intime në Tik Tok, vetëvritet 27-vjeçarja

Është publikuar fotoja e së resë që i dha fund jetës, duke u hedhur nga kati i katërt i një ndërtese në Kamëz.

27-vjeçarja dyshohet se u vetëvra pas publikimit të një fotoje intime në rrjetet sociale nga personazhi i TikTok-ut, Altin Çoku.

Ndërkohë, tezja e saj ka ngritur dyshime të forta se e reja nuk është vetëflijuar, por e kanë shtyrë nga lartësia.

“Është një legen që ma mori gocën në qafë, i ka bërë foto. Unë jam tezja, unë e kam rritur atë gocë, ajo me ne është rritur. Nuk janë të vërteta lajmet që kanë dhënë deri tani. E vërteta është që gocën time kanë vrarë. Kanë ardhur këtu e kanë shtyrë. Ajo nuk do e kishte lënë kurrë vajzën 2-vjeçe. Atë e kanë vrarë, ai personi që është arrestuar.”, tha ajo.

E reja ishte e martuar në Kosovë dhe ishte nënë e një vajzë. Për shkak të problemeve me bashkëshortin, ajo ishte ktheyr te prindërit e saj në Kamëz.

Ndërkohë, policia ka arrestuar Altin Çokun për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

“Punonte si pastruese në pallatin e Altin Çokut”, flet daja e 27-vjeçares që u vetëvra për foton intime.

Nuk kishte asnjë shqetësim! Kështu deklaron daja e 27-vjeçares e cila u vetëhodh nga kati i katërt, pasi i publikuan një foto intime. Ishte 39-vjeçari Altin Çoku ai që e ka kërcënuar të renë, pasi kanë pasur një raport sëbashku.

“Jam daja e të ndjerës. S’e di se si ka ndodhur kjo gjë. Rastësisht mësova nga një qytetar se personi në fjalë është arrestuar. Ajo po bënte rreth 1 muaj e ca në Tiranë. Ka një vajzë të vogël 2 vjeçe, ishte e martuar në Kosovë. Nuk ishte e divorcuar. Kemi qeshur, kemi luajtur, nuk kishte stres. Kemi qarë halle familjare, nuk ka pasur probleme. Akuzoj personin në fjalë që është akuzuar nga Policia e Shtetit. Mbesa nuk kishte asnjë lloj stresi. Do iki prapë në Kosovë. I shoqi erdhi dje nga Kosova. T’i japësh fund jetësh për një plehrë, për një person që nuk ka vlerë, jam i tronditur.”, tha daja për gazetarët.

Ndërkaq mësohet se ajo punonte si pastruese në pallatin ku banonte Tik Tok-eri, Altin Çoku.

“Do të djeg vëllanë”, shkaktoi vetëvrasjen e të resë, Altin Çoku ngacmonte dhe kushërirën.

Sibora Abedini, 27-vjeçe, banuese në Kamëz i dha fund jetës duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt e banesës ku jetonte me qira.

Shkak për ndërmarrjen e aktit ekstrem është publikimi i një fotoje të saj intime në Tik Tok me personazhin e Tik Tok, Altin Çoku.

Ky i fundit është arrestuar nga policia si personi i dyshuar se shpërndau foton në rrjete sociale.Çoku në vitin 2009 ka qenë i arrestuar pasi ka ngacmuar kushërirën e tij dhe i bënte presion se do i digjte vëllanë nëse ai nuk do kryente marrëdhënie me kushërirën e tij. Ky ka qenë shkaku përse është arrestuar.

Ndërkohë policia po kryen dhe verifikime të tjera, pasi ka indicie se është i përfshirë dhe në një ngacmim tjetër.

Bëhet fjalë për një rast në Laç, ku 39-vjeçari ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër.

Policia po merret me verifikimin e plotë të ngjarjes.

E reja u vetëvra për foton intime në Tik Tok, tezja: E ka vrarë Altin Çoku, s’do e linte kurrë gocën.

Tezja e 27-vjeçares, e cila dyshohet se u vetëhodh nga tarraca e katit të 4-rt e pallatit në Kamëz pas publikimit të një foto të saj intime në krevat me personazhin e TikTok, Altin Çoku, pretendon se mbesa e saj është vrarë.

“Është një legen që ma mori gocën në qafë, i ka bërë foto. Unë jam tezja, unë e kam rritur atë gocë, ajo me ne është rritur. Nuk janë të vërteta lajmet që kanë dhënë deri tani. E vërteta është që gocën time kanë vrarë. Kanë ardhur këtu e kanë shtyrë. Ajo nuk do e kishte lënë kurrë vajzën 2-vjeçe. Atë e kanë vrarë, ai personi që është arrestuar.

Nuk e di çfarë ka ndodhur, se këto muhabete kanë ndodhur 2 ditët e fundit dhe vajza nuk m’i ka thënë. Goca do vinte te unë në Itali, ai nuk e di çfarë i bëri. Ose mori vesh që do vinte në Itali dhe e ka vrarë. Ajo nuk e ka vrarë veten dhe lajmet nuk janë të vërteta. Ajo kishte një problem me bashkëshortin dhe ishte një ndarje për momentin, ndoshta do bashkoheshin prapë”, tha ajo. “Vetë i hëngri b*tha, nuk më rr*het”, Altin Çoku i tregon Cllevios historinë e fotos intime.

Altin Çoku, personazhi i njohur i Tik Tok e ka treguar vetë historinë me 27-vjeçaren, e cila i dha fund jetës duke u hedhur nga ballkoni.

Dy ditë më parë në rrjetet sociale 39-vjeçari teksa bisedon me një tjetër personazh të njohur të kësaj platforme tregon si ishte njohur me të renë, e cila sipas tij ishte edhe i ndarë nga burri.

Sipas versionit të Altin Çokut ka qenë vetë vajza e cila ka bërë foton me të, por më pas kjo foto është marrë nga shoku i 39-vjeçarit dhe më pas e ka shpërndarë duke hapur edhe profile false.

Në një video të publikuar ai shfajësohet për foton intime të 27-vjeçares duke pretenduar se ka qenë një shoku i tij që e ka shpërndarë.

https://vm.tiktok.com/ZM6TyTTam/

Altin Çoku: Ka bo një gabim të madh atij që kanë për t’ju thy gishtat. A e di çfarë më ka bo shoku i ngushtë. Unë me shoqen time në hotel me të edhe boni foto ajo, edhe unë dal; me shokun tim në lokal. duke dal duke pirë kafe me shokun tim në lokal, unë telefonin e mbaj pa kod. Ajo goca me ka çuar foton mua duke më thënë mua shih ca fotoje kemi bërë në hotel dhe ky e ka marrë telefonin shpejt dhe ka shpërndarë foton dhe kanë hapur adresa Tik-Toku. Mua më vjen keq për gocën e huaj

Cllevio: Kur ka ndodh ky muhabet tani afër?

Altin Çoku: Që tani… a e ke pa foton që qarkullon në Tik Tok.

Altin Çoku: Është nda më burrë dhe ka tentu dy herë me mbyt veten dhe unë kam bo debat me grun teme.Cuca e huaj e ndarë me burrë, edhe unë kam bërë debat me gruan time. Gjynah për gocën e huaj, po ajo vetit ja ka bo. Se vetë i ka hëngër bytha me bo foto. Nuk është tu më rrujt k**i për të”

Fotoja nga hoteli që çoi drejt vetëvrasjes 27-vjeçaren, Altin Çoku e shpërndau në Tik Tok.

Kjo është fotoja me të cilën Altin Çoku shantazhonte 27-vjeçaren me publikimin e saj, duke e çuar atë drejt vetëvrasjes.

Çoku pasi e ka shantazhuar të renë, e cila ishte e martuar në Kosovë, por prindërit i kishte në Kamëz, e ka publikuar foton në rrjetet sociale, duke hapur profile me foton ku shfaqen të dy përqafuar, në momente intime.

Njoftimi i policisë

Kamëz I publikoi një foto intime një 27-vjeçareje, e cila për këtë shkak dyshohet se u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë humbi jetën, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, nisur nga dyshimet e krijuara mbi ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2024, në rrugën “Teuta”, ku u vetëhodh nga tarraca e katit të 4-t, një shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat