Vetëvrasja e 27-vjeçares pas publikimit të fotos intime në TikTok, reagon aktivistja Zhaklin Lekatari

Aktivistja Zhaklin Lekatari thotë se rastin e vetëvrasjes së 27-vjeçares në Kamëz, pas publikimit të një fotografie intime e ka mësuar para se ngjarja të dilte në media, nga disa miq të saj të cilët jetonin në të njëjtën zonë me viktimën.

E ftuar në një emision televiziv, Lekatari shtoi se nuk reagoi që në fillim, pasi priti qëndrimin e policisë për ngjarjen për të mos dezinformuar.

Sipas saj, personi i pandehur bashkë me një individ tjetër, gjatë një live në TikTok kanë publikuar foton në media dhe po të njëjtën natë, viktima e ka kuptuar ngjarjen dhe nga turpi i madh se çfarë do thonë të tjerët ka kryer aktin e rëndë.

“Di që ka pasur një burrë nga Kosova me të cilin kishte një vajzë. Kam parë deklaratat e këtij personi, që jam i klasifikuar si person me probleme të shëndetit mendor dhe prandaj e kam këtë sjellje se ligji më përjashton. Problemi është çfarë ndodh me këto institucione të dedikuara, mos këta njerëz rrinë një periudhë të caktuar dhe këta persona lirohen përsëri nga pumundësia dhe fillon sërish ky qarku i mbyllur.

Ne si gra dhe aktiviste të shoqërisë civile dërguam një kërkesë te te Unioni i Medias dhe institucione të tjera të medias dhe kërkuam që këto krime të respektohen të dhënat e viktimës dhe fotoja e viktimës të mos qarkullojë se më shumë rëndësi ka që viktima të mos denigrohet më tej, ashtu si dhe familja e saj.

Për sa kohë që amendimet në kodin e ri penal, nuk do të përfshijnë një sektor të caktuar të krimeve kibernetike, nuk mendoj se zgjidhja është mbyllja e rrjeteve sociale.

Ne jemi shoqëri që vdesim se si jetojnë të tjerët, na pëlqen krimi.

Për sa kohë do jemi një shoqëri e paedukuar dhe pakulturuar, duke jetuar me tradita të shekullit të XV në shekullin XXI, normal që do ndodhin këto ngjarje.

U bë dhjetë vjet që ka ngjarje të rënda dhe për sa kohë që institucionet që kanë pushtetin nuk e marrin seriozisht luftën kundër dhunës, do ketë sërish raste të tilla.

Gruaja është mizogjene, e sheh veten më të përulur. Burrat e këtij vendi janë të edukuar keq, po nga këto gra.

Vajza dhe gra nuk është koha të dërgoni foto ku jeni lehtësisht të identifikueshme.

Nuk është se ti do i ndalësh ndonjëherë ata që të nxjerrin fotot e tua, ti duhet të jesh e kujdesshme.

Edhe nëse çoni foton shkoni në polici dhe denonconi, mos vrisni veten.

Dhuna virtuale është dhunë e vërtetë, mund të kthehet dhe në dhunë fizike.

Unë u përndoqa një vit rresht, nuk dilja dot nga shtëpia.

Ai personi që të shkruan është një person i vërtetë.”, tha Lekatari.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat