Ruben Saraiva lihet në burg. Avokati: S’ka prova që e lidhin me vrasjen e Ardian Nikualajt

Portugezi Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj pranverën e vitit të shkuar, do të qëndrojë në burg duke pritur datën 20 mars për të pritur vendimin e gjykatës për masën e sigurisë ndaj tij.

Avokati Kujtim Cakrani ka sqaruar se ka marrë në dispozicion gjithë dokumentet për të parë se çfarë ka gjetur prokuroria.

Sipas tij nuk ka prova, por vetëm dyshime të prokurorisë, pasi në rast të kundërt portugezi do të ishte në gjykim dhe jo në hetim.

Saraiva vazhdon të mohojë akuzat për përfshirjen e tij në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Në daljet para togave të zeza dhe para hetuesve portugezi e ka hedhur poshtë çdo akuzë për vrasjen e biznesmenit Nikulaj.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat