600 mijë euro për të prezantuar BBV?, Arbana Osmani për herë të parë thyen heshtjen

Arbana Osmani, ish-moderatore e Big Brother VIP Albania, shumë e dashur nga publiku ka thyer heshtjen duke folur rreth çështjeve shumë të përfolura në media muajve të fundit, duke hedhur dritë mbi raportet e saj me Top Channel dhe të ardhmen e saj në botën e televizionit.

Arbana sqaron si qëndron e vërteta në lidhje me prezantimin e Big Brother Vip dhe nëse do kthehet për ta prezantuar sërish.

Moderatorja ka sqaruar disa pikëpyetje që shumë shqiptarë, kryesisht fansat e saj dhe të BBVA kanë pasur.

Ne një intervistë me Mira Kazhanin, e pyetur nëse do të kthehet në televizion dhe nëse do të jetë përsëri me Top Channel, Arbana u përgjigj shkurt: “Vetëm sepse ne jemi personazhe publikë nuk e kam për detyrë të jap përgjigje për zgjedhjet profesionale.”

Duket se Arbana ka vendosur të shprehet hapur dhe pa dorashka pasi kur u pyet në lidhje me spekulimin se ka kërkuar një shumë prej 600 mijë eurosh për kthimin e saj në Big Brother VIP Albania, ajo qeshi lehtë dhe tha:

“Nëse unë do të isha orientuar nga paratë për vendimet e mia të rëndësishme, do të isha ose shumë e pasur ose shumë e varfër. Paratë nuk janë kurrë në zemrën time kur bëhet fjalë për vendimet e mia. Jam gjithmonë e motivuar nga zëri i zemrës”.

Por jo vetëm kaq, një lajm shumë i përfolur është edhe se ajo bashkë me Luiz Ejllin do të prezantojnë Big Brother Vip Kosova, me Eduard Grishaj regjisor.

Arbana nuk është treguar shumë e qartë duke iu shmangur përgjigjes të drejtpërdrejtë duke thënë se po jeton të tashmen.

Duke u nisur nga kjo pyetje, Kazhani e pyeti se nëse i ka mirë marrëdhëniet me Luiz Ejllin, apo nuk flet me këngëtarin?

“Luiz Ejlli i pari, por të gjithë nga i pari tek i fundit, kanë respektin tim maksimal dhe vlerësimin tim maksimal për atë çfarë kanë bërë në Big Brother. Raporti im përgjithësisht me të gjithë konkurrentët, fillon dhe mbaron me fillimin dhe mbarimin e Big Brother. Kështu që nëse na takon jeta, unë jam shumë e lumtur që t`i jap një përqafim të gjithëve.”

Ndër të tjera ajo rrëfen për periudhat e ngjeshura në jetën e saj dhe vendimet për të ndjekur pasionet dhe qëndrimet më pranë fëmijëve të saj, duke shfaqur një lloj falënderimi për vëmendjen e publikut dhe mbështetjen e tyre.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat