Papa Françesku nuk merr pjesë në ceremoninë e të “Premtes së Mirë”, ja arsyja…

Papa Françesku nuk mori pjesë në procesionin e së Premtes së Mirë ‘Rruga e Kryqit’ te Koloseu në Romë për të “ruajtur shëndetin e tij” përpara Pashkëve, ka njoftuar Vatikani.

Papa, 87 vjeç, pritej të udhëhiqte “Udhën e Kryeqit”, por para fillimit u njoftua se ai po ndiqte procesionin nga shtëpia e tij në Vatikan.

“Për të ruajtur shëndetin e tij në funksion të vigjiljes nesër dhe meshës të dielën e Pashkëve, Papa Françesku do të ndjekë Via Crucis në Koloseum këtë mbrëmje nga Casa Santa Marta”, thuhet në një deklaratë nga zyra e shtypit e Vatikanit.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat