“Djalin e shoh rrallë, jeton me ish-bashkëshorten”, Bes Kallaku rrëfen për herë të parë ndarjen nga Xhensila Myrtezaj

Pas zërave se kanë nisur një proces divorci, aktori i humorit Bes Kallaku ka konfirmuar ndarjen nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj.

Nga martesa e tyre kanë ardhur në jetë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Besi, gjatë emisionit “Ferma Vip” tregoi se fëmijët e tyre jetojnë me Xhensilën, të cilës iu është referuar si ish-bashkëshortja.

Aktori i humorit u shpreh se vajzën, Ajkën e shikon më shpesh, ndërsa djalin pak më rrallë. Ndërsa shtoi se me Xhensila Myrtezajn janë si dy të huaj.

“Kur isha këtë herë në Itali erdhi më mori dikush. Më pyeti se çfarë ke bërë, po fëmijët? Mirë i thashë, gocën e shoh më shpesh, djalin pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten.

 U mërzita sepse njeriu ndodhet me disa situata në jetë që nuk i ka pritur, është pak e vështirë. E rëndësishme është të jenë të mirë. Në shtëpi me nusen jemi të huaj. Rëndësi ka që të jenë mirë me shëndet”, u shpreh Besi.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat