Reja e thotë troç: Broja dhe Asllani “…si drita që herë fiket dhe herë ndizet”.

Në një intervistë për emisionin “Skaner” në “MCN TV” Trajneri i Kombëtares teksa foli për aventurën në Ligën e Kombeve dhe njëkohësisht për grupin e ri në eliminatoret e Europianit, nuk mund të mungonin pytje për Armando Brojën.

77-vjeçari Reja, i pyetur për sulmuesin dhe a është Broja lojtari me të cilin do të fillojë gjithmonë formacioni i Kombëtares? Italiani u përgjigj në këtë mënyrë:

Jo, për mua Armando Broja është një lojtar siç janë të gjithë të tjerët. Sigurisht që është një hap para të tjerëve për shkakun e fizikut të tij dhe aftësive që zotëron, por nuk ndahet nga pjesa tjetër. Nuk ka asnjë histori mes meje dhe tij, por jeni ju që jepni mbivlerësime për disa lojtarë. Broja vërtet luan te Chelsea, por luan nga 20-30 minuta dhe duhet të gjej kondicionin. E njëjta gjë edhe për Asllanin te Interi që luan vetëm nga një pjesë. Broja nuk e ka ritmin e garës. Luan 20 minuta, por kurrë për 90 minuta. Nuk luajtur asnjë ndeshje të vetme nga fillimi. Është si puna e dritës që herë ndizet dhe herë fiket”, me këto fjalë e mbylli përgjigjen e tijë Reja.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat