Punët që të huajtë bëjnë në Shqipëri: “Kryeson ndërtimi…”

Vitet e fundit shumë të huaj janë punësuar në vendin tonë, ka pasur edhe thirrje të herëpashershme nga vetë qeveria shqiptare për forcë punëtore nga jashtë. Ku punojnë të huajt që vijnë në Shqipëri?

Sipas shifrave zyrtare nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe zyrat e punës. Në total gjatë 9 muajve të parë të 2021, janë 1097 të huaj të cilët kanë marrë vërtetim pune, 895 janë punëmarrës, 195 janë të vetëpunësuar, dhe 7 të tjerë janë investitorë.

Natyrshëm lind pyetja se cilët janë sektorët e preferuar të punëmarrësve të huaj në Shqipëri, bazuar në këto shifra?

Rezulton se gati gjysma janë të punësuar në ndërtim, me përqindje 46.6%. Në vend të dytë është arsimi, me diferencë të madhe nga vendi i parë. Ndërkohë që në arsim është e përqëndruar vetëm 9.2% e punëmarrësve të huaj. Më pas vjen tregtia, me shumicë dhe pakicë, me 6.3% të totalit. Të njëjtën peshë zë edhe informacioni me komunikacionin. Akomodimi dhe shqërbimi ushqimor ndodhet në vend të 5-të, me 6% të totalit, duke i lënë vend më tej industrisë përpunuese, me 4.5%, transporti dhe magazinimi me 3.8%, e me radhë sektorët e tjerë. Shohim gjithashtu se ndër sektorët me peshë në ekonomi, angazhimi i të huajve është mjaft i ulët në bujqësi, me vetëm 0.7% të punëmarrësve. Financë dhe sigurime me 0.6%, shëndetësi me 0.7%, apo pasuri të paluajtshme, administrata publike, energjia elektrike, apo furnizimi me ujë rezultojnë me 0%.

Në vend të parë sipas shtetësive, janë italianët, me 251 vërtetime gjatë kësaj periudhe kohore, ndjekur nga shtetasit e Kosovës, me 110. Shtetet e tjera ndjekin me diferenca të ndjeshme, ndërsa sa i përket të vetëpunësuarve i gjithë fokusi i tyre është i orientuar në tregti.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat