Si të flejmë më mirë gjatë natës ?

Marrja e sasisë së rekomanduar të gjumit (7-9 orë për të rriturit, sipas Sleep Foundation) në baza të rregullta mund të përmirësojë shëndetin tonë mendor, nivelet e energjisë, imunitetin, menaxhimin e peshës dhe më shumë.

Ka disa mënyra se çfarë mund të bëjmë për të ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së gjumit. Këtu janë katër këshilla se si të flini më mirë:

  1. Vononi marrjen e një filxhani kafeje në mëngjes. Ne e dimë se kjo mund të ju lëndojë pak por studiuesit këshillojnë të presësh një orë ose më shumë pasi të zgjohesh për të pirë kafe. Kafeinës i nevojiten 20-40 minuta për të prodhuar efektet e saj, kështu që përdorimi i kafesë në mënyrë të menjëhershme është më shumë një efekt “placebo” se çdo gjë tjetër.
  2. Kini parasysh marrjen e ushqimit në një dritare 10-12 orë nga kafshimi i parë deri në kafshatën e fundit. Shmangni ushqimet me shumë kalori para se të flini.
  3. Shmangni alkoolin vonë natën .Pirja e një gote verë në darkë nuk duhet të jetë problem – në fakt, mund të jetë e shëndetshme për ju por jo afër kohës së gjumit.Kjo sepse alkooli ul cilësinë e gjumit duke na bërë të zgjohemi shumë më herët se zakonisht.
  4. Krijoni një rutinë të mëngjesit dhe të natës që është e qëndrueshme për stilin tuaj të jetesës.Ngrihuni dhe filloni ditën menjëherë pasi të zgjoheni , si dhe të heqni telefonin 30 minuta para gjumit dhe të lexoni një libër të mirë ose një film në vend që të kontrollojmë mediat sociale ose emailet.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat