Flet Abazoviq: u përgjua takimi me patriarkun Serb.

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i ka kërkuar menaxhmentit të ri të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare që të shohë nëse agjentët e shërbimit sekret e kanë përgjuar në korrik, para nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Kryeministri Abazoviq duket se ka informacione për këtë, dhe për t’i hequr dyshimet, ai i ka kërkuar menaxhmentit të ri të kësaj agjensie që ta kontrollojë vërtetësinë e tyre, sipas Vijestit.

Vetë Abazoviq, e ka konfirmuar këtë kërkesë por gjithsesi ka refuzuar të komentojë më shumë.

Abazoviq dhe patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, kishin nënshkruanr marrëveshjen Themelore më 3 gusht, pa asnjë lloj njoftimi.

Kjo marrëveshje siç duket ishte shkaku i rrëzimit të qeverisë së Abazoviq.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat