Cili është pengu më i madh i Gentit?

Përpos rrugëtimit të tij në media, Gent Pjetri në emisionin “Të Harruarit” në Syri Tv, rrëfeu pengun e tij që nuk krijoi dot familje. Doktori shprehet se ka qenë i dashuruar dikur, por e humbi dhe gjëja që do të adhuronte më së tepërmi ishte nëse do të kishte një fëmijë.

“Kam qenë i dashuruar, por ja që e humba. Mbase do të isha sot edhe me fëmijë, por ja që s’nuk. Është një peng për mua. Nuk e di çfarë do të bëja por do ta adhuroja dhe do ta doja shumë. Besoj që edhe gruan do ta doja, por ja që nuk më ndodhi aq e qartë”.

Dhe ky nuk është pengu i vetem i doktorit ,pasi kur ai u pyet se cfare i mungonte me tepër nga karriera e tij ai u shpreh :Më mungon Genti,Genti më mungon! -ku shtoi më pas: Në qoftëse do të dënosh një aktor, hiqe nga skena”.

Kujtojmë se Genti ka një karrierë 25 vjecare në media ,duke bërë për vete një publik të tërë me batutat dhe skeçet e tij humoristike.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat