Doktori i Fiksit : Kur më hoqën nga ekrani pësova ishemi celebrale

Gent Pjetri i njohur ndryshe si doktori i “Fiks Fare” ka qenë i ftuar në emisionin “Të Harruarit” në Syri Tv ku ka rrëfyer të gjithë rrugëtimin e tij në media si dhe detaje nga jeta personale , vështirësite dhe pengjet .

Doktori u shpreh se ka qenë miku i tij Bojken Lako i cili e ka sugjeruar për ti hyrë botës së televizionit si humorist .

“Bëja humor me miqtë e mij dhe shoqërinë. Bojken Lako më tha ‘pse nuk e provon iher ne radio këtë humor që bën’. Varet në çfarë radio i thash, por gjithsesi. ‘Është hapur Top Albania Radio’ më tha, ishte 97-a. Nuk e njoh i thash. ‘Në rregull hajde me mua’ më tha. Mirë mo Bojken i thash. Unë Bojkenin e kam pasur mik, shok për shumë vjet. Më çon tek Top Albania Radio. Takova pronarin, ndjesë pastë dhe më pyeti ‘çfarë do bësh?’. Nuk e di i thashë, çfarë keni ju në mëndje se unë nuk ja kam idenë se çfarë kërkoni ju. ‘Ne kërkojmë spote humore 1 minutë -1 minutë e gjys jo më tepër’. Nis spoti i parë dhe ka qën një skafist. Bëra 1,2,3 spote dhe më thotë pronari ‘Gento a do të fillosh punë? ‘Dakort i thashë”.

Kur u pyet për padrejtësitë që i janë bërë në jetë ,doktori u shpreh : Smë ka thënë njeri bravo ,në punë jo ,ndërsa njerëzit në rrugë po”.

Ndërsa kur u ndal tek arsyet e pushimit nga Fiks Fare Genti i prekur rrëfeu se ishte alkooli shkaku kryesor që e hoqën nga ekrani, ndërsa thashethemet dhe ironitë brenda Top Channel e kishin përkeqësuar edhe më tepër gjendjen e tij. 

“Nuk është se u shkëputa nga Fiks Fare, por unë u bëra armiku i vetes sepse më pëlqente ta pija një gotë raki, por jo ta teproja. Por ja që kur shkoja në punë gjeja një shprehje që thoshin … dhe aty e tejkalova sepse nuk e duroja më atë lloj shprehje. S’ja vlen të flas shumë sepse personi që e ka bërë atë muhabet e di shumë mirë atë muhabet dhe ai e di. Kur ta shohin le të flasin. E dua shumë.. E për të mos luajtur mendësh e mos të kaloja në depresion detyrohesha të pija pak më shumë se sa duhet. Kjo nuk është zgjidhje, nuk është e drejtë, por kam heq e kam vujt, si shumë të tjerë. Ama di të them vetëm diçka… në qoftëse do të dënosh një aktor, hiqe nga skena. Në momentin që mua më hoqën nga ekrani unë kalova në ishemi cerebrale”.

Gent Pjetri ,ndër të tjera u shpreh se gjatë kësaj kohe ka menduar për projekte të reja në televizion , dhe se do të punojë për ti realizuar ato .

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat