“Pse njerëzit, të tjerë duan por me të tjerë martohen?”, e pyeti studenti… Mësuesi i jep përgjigjen e jetës!

Një student e pyeti Profesorin e tij, “Pse shpesh njerëzit martohen me një person tjetër nga ai që duan?”
Profesori i tha: “Për t’iu përgjigjur pyetjes tënde, shko në fushën e grurit dhe zgjidh kalliun më të mirë dhe kthehu sërish. Por rregulli është që ti mund të kalosh nëpër fushë vetëm një herë dhe nuk mund të kthehesh prapa.”

Studenti shkoi në fushë, shkoi në rreshtin e parë, pa një kalli të madh që i pëlqeu menjëherë, por ai pyeti veten se ndoshta ka ndonjë një më të madh më tej.
Pastaj ai pa një tjetër më të madh, por përsëri ai mendoi se ndoshta ka një edhe më të madh duke pritur për të, pak më poshtë.

Më vonë, kur mbaroi më shumë se gjysmën e fushës së misrave, filloi të kuptonte se kallinjtë nuk ishte aq të mëdhenj sa ata që la në fillim të fushës, ai filloi të kuptonte se kishte humbur më të mirin në kërkim të një kalliu më të madh.
Përfundimisht ai u kthye tek Profesori me dorën bosh, sepse ai thjesht nuk mund t’ia falte vetes që kishte hequr dorë nga kalliu më i mirë dhe ia përshkroi atij atë që ndodhi.

Profesori i tha, “Ti ke vazhduar duke kërkuar për një më të mirë, ndërsa ke lënë të të ikin më të mirat dhe më vonë kur e kupton se e ke humbur atë, ti nuk mund të kthehehesh.
Ky është gabimi i bërë shpesh nga njerëz që ranë në dashuri dhe humbën personin më të mirë që mund të kishin në jetën e tyre”.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat