Rritja e çmimeve të ushqimeve/ Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar rritet në 10.1%

Shifrat e fundit të inflacionit në Britaninë e Madhe tregojnë se kostoja e jetesës u rrit me 10.1% në 12 muajt deri në shtator, e nxitur kryesisht nga rritja e çmimeve të ushqimeve. Kjo do të thotë se çmimet po rriten me ritmin e tyre më të shpejtë në 40 vjet. Shifra për muajin gusht ishte 9.9%.


Çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike u rritën me 14.6% në 12 muajt deri në shtator 2022, nga 13.1% në gusht.


Shifrat e inflacionit të shtatorit janë të rëndësishme sepse do të përdoren për të ndihmuar në llogaritjen e shkallës së rritjes së muajit prill të pensionit shtetëror, si dhe rritjen e përfitimeve.
Kjo vjen ndërsa kryeministrja Liz Truss është nën presion nga deputetët për një sërë reformash ekonomike.


Më shumë se gjysma e njerëzve presin që gjendja e tyre financiare të përkeqësohet në gjashtë muajt e ardhshëm, sipas një sondazhi të bërë nga BBC-ja e cila raporton se njerëzit po përballen me koston në rritje të jetesës
.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat