Dove dhe shampo të tjera përmbajnë kimikate që shkaktojnë kancer/Japin alarmin kompanitë e mallrave të konsumit

Unilever (një kompani shumëkombëshe britanike e mallrave të konsumit)ka tërhequr nga tregu disa lloje shamposh ( të thata) si: Dove, Nexxus, Suave, TIGI dhe TRESemmé për shkak të pranisë së mundshme të benzenit, një kimikat që mund të shkaktojë kancer.

Produktet e prekura u prodhuan para tetorit 2021 dhe u shpërndanë në shitës me pakicë në mbarë vendin, tha në një njoftim të Premten Administrata e Ushqimit dhe Barnave.

Ato përfshijnë produkte të tilla si Dove Dry Shampoo Volume and Fullness, Dove Dry Shampo Fresh Coconut, Nexxus Dry Shampo Refreshing Mist dhe Suave Professionals Dry Shampoo Refresh and Revive.

Benzeni është një kimikat kancerogjen për njerëzit. Ekspozimi ndaj benzenit mund të ndodhë me anë të thithjes, nga goja dhe përmes lëkurës, dhe mund të rezultojë në kancere, duke përfshirë leuçeminë dhe kancerin e gjakut.

Unilever njoftoi konsumatorët se duhet të ndalojnë përdorimin e produkteve të prekura të shampos së thatë me aerosol dhe të vizitojnë UnileverRecall.com për udhëzime se si të marrin rimbursimin për produktet e pranueshme.

Në një vit e gjysmë të fundit, një numër kremrash kundër diellit aerosol janë nxjerrë nga raftet, si Johnson & Johnson’s Neutrogena, Edgewell Personal Care Co.’s Banana Boat dhe Beiersdorf’s Coppertone, së bashku me antidjersë me spërkatje si Procter & Gamble. Co.’s Secret dhe Old Spice si dhe Unilever’s Suave.

Dhe kompania kozmetike L’Oréal, së bashku me shumë palë të tjera, është duke u paditur për pretendimet se produktet e saj kimike për rregullimin e flokëve i vënë gratë në një rrezik të shtuar të kancerit të mitrës./CNN

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat