Nagelsmann: Mund të dërgojmë një sinjal duke mposhtur Barcelonën

Bayern tashmë është kualifikuar në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, ndërsa Barça duhet të fitojë patjetër për të mbajtur gjallë shpresat e saj për të kaluar në fazën me eleminim.

Julian Nagelsmann tha: “Ne nuk kemi asgjë kundër Barcelonës, ne duam vetëm të fitojmë.

“Nuk mund ta gjykoj paraqitjen e Lewy (Robert Lewandowski) në Barcelonë, por ai shënon shumë gola. Filluam shumë mirë, pastaj kaluam një fazë në të cilën nuk shënuam shumë gola. Kemi bërë më shumë tani se vitin e kaluar. Unë mendoj se ai është i lumtur dhe ne po ashtu.

“Ne duam të fitojmë, është vendi i parë në grup. Por bëhet fjalë edhe për të fituar një ndeshje prestigjioze. Nëse do të fitosh Ligën e Kampionëve, duhet të dërgosh sinjale. Nesër do të përpiqemi ta bëjmë.”.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat