Gjermania ka gati planin e legalizimit të kanabisit

Ministri gjerman i Shëndetësisë Karl Lauterbach prezantoi të mërkurën planet e tij për legalizimin e kanabisit në kabinetin e kancelarit Olaf Scholz.

Lauterbach, nga Social Demokratët (SPD) në pushtet, prezantoi një sondazh që vlerëson se rreth 4 milionë të rritur përdorin kanabis në Gjermani. Të dhënat sugjerojnë se ka një treg të madh të zi dhe krim të organizuar të përfshirë në tregti.

Me tej ai tha se politika e Gjermanisë për drogën duhej të rinovohej, dhe se qëllimi i tij ishte të evokonte politika më të mira shëndetësore, si dhe mbrojtje të shtuar për të miturit.

Lauterbach dëshiron të lejojë blerjen dhe posedimin e deri në 20 deri në 30 gram kanabis për konsum personal rekreativ. Planet tregojnë më tej se ai dëshiron të legalizojë prodhimin, furnizimin dhe shpërndarjen e kanabisit brenda një kuadri të rregulluar dhe të kontrolluar nga shteti, tha ai në një konferencë për shtyp.

Kultivimi i kanabisit nga individë do të lejohej në një masë të kufizuar. Sipas raporteve të mediave lokale, do të lejohen tre bimë për person të rritur. Shitjet do të kryheshin në dyqane të specializuara dhe ndoshta në farmaci. Sipas planeve do të ndalohet reklamimi i produkteve të kanabisit.

Koalicioni qeverisës pritet të prezantojë një projektligj në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Megjithatë, një projekt-ligj specifik do të hartohet vetëm pasi BE-ja të mos ketë kundërshtime ligjore për legalizimin e planifikuar./DW

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat