Presidenti Laporta mbështet Xavi-n dhe lojtarët, pavarësisht largimit nga Champions League

Joan Laporta pavarësisht se Barcelona u largua nga Champions League në fazën e grupeve, ai nuk fajson menaxherin Xavi ose lojtarët e tij.

Gjigantët katalanas janë larguar shumë shpejt nga kompeticioni më i madh europian, duke mposhtur vetëm Viktoria Plzen në ndeshjen e parë në grup, por më pas kanë marrë vetëm një pikë nga katër ndeshjet e tyre me Bayern Munich dhe Inter. Tashmë ata do të kalojnë në Ligën e Evropës.

Laporta këmbëngul se nuk është as faji i menaxherit dhe as i lojtarëve për largimin nga Champions por kërkon të ndërtojë një ekip më kompetitiv për të ardhmen në Camp Nou.

“Është turp, por nuk mund të fajësosh lojtarët apo trajnerin për asgjë”, tha Laporta pas humbjes 3-0 ndaj Bayern Munich të mërkurën. “Duhet të shohim përpara, sepse na ka mbetur La Liga dhe garat e tjera. “Ky është një projekt i ri në të cilin që në fillim e dinim se do të kishim ulje-ngritje. Liga mbetet dhe ne duhet të tregojmë se vazhdojmë të luftojmë për fitoren e saj”.

Bayern vazhdoi dominimin ndaj Barçës të mërkurën mbrëma, duke bërë gjashtë fitore radhazi ndaj katalanasve, me golavarazhin e përgjithshëm 19-2.

Mesfushori i ri Pedri e cilësoi sezonin e tyre në Ligën e Kampionëve një ‘dështim’ dhe tha se skuadra e tij nuk e meritoi vazhdimin më tej të jetë pjesë e kompeticionit.

“Për mua është një dështim”, tha 19-vjeçari për Movistar. “Nuk e meritojmë të jemi në Ligën e Kampionëve, këtë e kemi treguar në ndeshje. Por ne kemi shumë gara për të bërë dhe për të gëzuar tifozërinë tonë që kanë qenë me ne në çdo kohë.’

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat