Fifi thumboi “BBV” me këngën e re, ja reagimi i Beatrix Ramosaj

Filloreta Raçi e njohur me emrin e artit si Fifi, ka publikuar ditën e sotme këngën e saj më të re të titulluar “Vëmendje”.

E gjitha duket se është një risjellje e përjetimeve që këngëtarja ka kaluar si Brenda por dhe jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”, duke thumbuar banorët pjesëmarrës që kanë menduar se ajo çdo gjë e ka bërë për vëmendje.

Menjëherë pas publikimit të këngës, ishte Beatrix Ramosaj ajo e cila ka reaguar e para. Përmes një instastory në llogarinë e saj në Instagram, Beatrix publikoi këngë duke vendosur mbishkrimin “Thuajua zemër. Jam shumë krenare për ty”.

Kujtojmë se dy artistet u lidhën shumë në shtëpinë e BBV, por si duket kjo shoqëri vazhdon edhe jashtë.

Pak ditë më parë kur Beatrix solli këngën e saj të fundit që ishte po ashtu përjetim i qëndrimit të saj në BBV u komplimentua nga Fifi.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat