Këtë po që se prisnim! Fansat e Kanye West filluan një fushatë “GoFundMe” për ti rikthyer statusin e miliarderit

Adidas – së bashku me Balenciaga, Vogue dhe Gap – ndërprenë lidhjet me West pasi ai bëri disa komente antisemite gjatë javëve të fundit.

Marrëveshja e 45-vjeçarit me kompaninë atletike, për linjën e tij të veshjeve Yeezy i kushtoi atij 1.5 miliardë dollarë të pasurisë së tij neto, duke e rrëzuar këtë të fundit nga statusi i tij si miliarder.

Fansat e Kanye West filluan një fushatë GoFundMe për ta bërë reperin sërish miliarder.


Mbështetësit hapën disa faqe – njëra e quajtur shkurtimisht “Bëni Kanye West një miliarder përsëri” me një qëllim për mbledhjen e fondeve prej 1 miliard dollarësh.

GoFundMe duket se i ka hequr mbledhjet e fondeve, të cilat me sa duket arritën vetëm një fitim prej pesë dollarësh përpara se të terhiqeshin.

Një fans më parë hapi një faqe GoFundMe për të mbledhur 53 milionë dollarë për fituesin e Grammy-t, pasi ai pretendoi në vitin 2016 se ishte në borxh për atë shumë. Tifozi, Jeremy Piatt, grumbulloi 57,398 dollarë, por West refuzoi fondet. Në vend të kësaj, paratë iu dhuruan Notes for Notes, një organizatë bamirëse muzikore.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat