Akuzave se çdo gjë e bën për vëmendje, Fifi iu përgjigjet si ajo di më mirë

Filloreta Raçi, artistikisht e njohur si Fifi ka publikuar projektin e saj të fundit muzikor me titull: “Vëmendje”. Në fakt shumë më shumë se një këngë, ky është një reagim, përjetim i asaj çfarë artistja ka kaluar gjatë dhe pas daljes së saj nga “Big Brother”.

Në këtë projekt artisja vë në pikëpyetje gjithçka: dashurinë, mbështetjen, dashamirësinë dhe gjykon ashpër përceptimin që krijojnë njerëzit duke e etiketuar çdo veprim të Fifit si dëshirë për vëmendje.

“Spontanisht me qajt, krejt thonë drama queen. Parameno gabimisht me të rënë të fikët. Ke aktru, do vëmendje. E ka bo për vëmendje, për vëmendje…A është dikush atje që ka me më dasht, a është dikush jashtë me m’përqaf. Dikush po knaqet, me dhimbjen tem po knaqet”, thotë ajo gjatë këngës.

Kujtojmë që artisja bëri një deklaratë të fortë kundër Top Channel pak ditë më parë, pasi ato publikuan në promon e Big Brother momentin që Fifit i bie të fikët, moment tē cilin Fifi e kishte bërë të qartë që refuzonte ta shikonte.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat