Kylie Jenner përmendi martesën muaj para thashethemeve të tradhëtisë së Travis Scott

Kylie Jenner bëri shaka më një dasëm të “mundshme” disa muaj përpara se Travis Scott të akuzohej se e kishte tradhtuar me një modele në Instagram.

“Ndihem si të ishte dita e dasmës time. Unë jam duke u martuar”, tha ylli i realitetit në episodin e së enjtes të Hulu-s “The Kardashians” ndërsa provonte opsione të ndryshme të veshjeve Off-White për Met Gala 2022.

Mamaja e saj Kris Jenner e pranishme aty, e pyeti Kylien : “Me kë?”

CEO i Kylie Cosmetics, 25 vjeç, qeshi me pyetjen e mamase, duke i thënë asaj: “Unë kam veten”.

Kur Kris,u përgjigj duke bërë shaka se Kylie nuk e dinte se ku mund ta çonte nata, një nga grimierët qeshi me idenë, duke thënë: “Ke të drejtë. Ji gjithmonë të përgatitur për t’u martuar.”

Kylie rrëfeu se ishte e shqetësuar se do të dukej si nuse në gala të 2 majit, por që nga ana tjëtër edhe i pëlqente kjo paraqitje.

Sigurisht, Kylie përfundoi me një fustan të gjatë martese në ngjyrë të bardhë dhe një kapele bejsbolli me një vello dhe u shpreh asokohe se ajo ishte e nderuar të vishte dizajnin e themeluesit të ndjerë të Off-White, Virgil Abloh.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat