Twitter konfirmon tarifën për statusin e verifikuar

Twitter ka konfirmuar planet për të lejuar përdoruesit të blejnë statusin e verifikuar.Në një përditësim për pajisjet Apple, kompania tha se funksioni do të jetë i i disponueshëm për përdoruesit në vende të caktuara që regjistrohen në shërbimin e saj Twitter Blue për 7,99 dollarë (7 £) në muaj

Ndryshimi i politikës është i diskutueshëm, mes shqetësimeve se platforma mund të mbushet me llogari të rreme.

Tiku blu i kërkuar më parë ishte i disponueshëm vetëm për individë dhe organizata të profilit të lartë ose me ndikim – të cilëve iu kërkua të provonin identitetin e tyre.

Është përdorur si shenjë se një profil është autentik dhe është një mjet kyç për të ndihmuar përdoruesit të identifikojnë informacione të besueshme në platformë.

Ndryshimi i politikës mund të nxisë shqetësimet se figurat qeveritare, të famshëm, gazetarë dhe marka mund të mitohen nga çdo përdorues i gatshëm të paguajë një tarifë mujore.

Ky vendim pason atë të së premtes ku Elon Musk, pushoi nga puna rreth gjysmën e fuqisë punëtore të kompanisë./ BBC

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat