Mbyllet miqësorja në “Air Albania”, Shqipëria humbet 1-3 përballë Italisë

Kombëtarja shqiptare ka luajtur ndeshjen miqësore përballë Italisë në “Air Albania”, e cila u humb nga kuq e zinjtë me rezultatin 1-2.

Kjo ndeshje i ofroi të gjitha, gola, shtylla dhe sulme të shumta. 

Pjesa e parë e ndeshje, nisi me një lojë më të mirë nga të besuarit e Edi Rejës. Pas një goditje këndi në minutën e 15’ Ismajli kaloi në avantazh Shqipërinë, rezultat i cili zgjati vetëm 4’ minuta para se kampionët e europës të vinin barazpeshën me anë të Di Lorenzo. Ndërsa për të kaluar në avantazh shënoi Grifo në minutën e 24’ duke përmbys gjithçka në “Air Albania”. Italia për pak sa nuk thelloi rezultatin në minutën e 46’ teksa topi goditi shtyllën.

Në fillim të pjesës së dytë, Armando Broja pësoi një dëmtim dhe ju desh të linte fushën e lojës për ti lënë vendin Odise Roshit në minutën e 50’. Auxurrët ju afruan shumë golit të tretë në minutën e 51’ teksa topi u ndal nga traversa e portës së Berishës. Në minutën e 53’ Uzuni u kundërpërgjigj po me një goditje në traversën e portës së miqve. Edhe në minutën e 61’ sërisht kuq e zinjtë goditën portën e miqve por pa mundur të shënojnë. Në minutën e 64’ Grifo shënoi golin e  tretë për miqtë.

Kombëtarja edhe pse kishte raste të tjera në pjesën e mbetur gjithsesi nuk mundi të ndryshonte gjë. E gjithë ndeshja u mbyll me rezultatin e përgjithshëm 1-3 për Italinë.

Kujtojmë se pas tre ditësh, Shqipëria do të luajë një tjetër miqësore në shtëpi përballë Armenisë.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat