Theu rregullat gjatë fianales së Kupës së Botës/ “Salt Bae” përjashtohet nga turneu prestigjioz i futbollit

Salt Bae është përjashtuar nga një turne i madh futbolli pas Kupës së Botës 2022. 

Kuzhinieri turk – emri i vërtetë i të cilit është Nusret Gokce – theu një rregull kyç të FIFA-s pasi hyri në fushë pas fitores së Argjentinës ndaj Francës në finale, madje ai mbajti dhe puthi trofeun ikonë teksa pozonte me lojtarët.

 Sipas rregullave të FIFA-s, trofeu i arit 18 karatësh – i mbiquajtur Jules Rimet – mund të preket vetëm nga fituesit e turneut dhe krerët e shteteve.

 Rregullat thonë: “Trofeu origjinal i Kupës së Botës FIFA mund të preket dhe mbahet vetëm nga një grup njerëzish shumë të zgjedhur, ku përfshihen ish-fituesit e Kupës së Botës FIFA dhe krerët e shteteve”.

Tani, atij i është ndaluar të marrë pjesë në finalen e Kupës së Open US, që është turneu më i gjatë i futbollit në Shtetet e Bashkuara. 

Llogaria zyrtare e kupës në Twitter shkroi këtë javë: “Salt Bae është i ndaluar nga finalja e 2023 @opencup”. 

Veprimet e tij në finale nuk dukej se u priten shumë mirë me lojtarët, pasi Lionel Messi duket se po përpiqet t’i largohet pasi ai e kapi për krahun. Dhe shoku i tij i skuadrës Lisandro Martinez nuk dukej i impresionuar teksa pozoi për një foto me të dhe trofeun e Kupës së Botës.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat