Kevin Jacobs: Luizi e fiton lojën pavarësisht se kush shkon në shtëpi, Olta ose Kiara

Kevin Jacobs ‘opinionisti’ nga Kanadaja, kërkon nga njerëzit që të kenë respekt për të gjithë konkurentët e ‘Big Brother VIP Albania’.

Fituesi i ‘BB’ në Kanada, i cili u bë i njohur në Shqipëri nga strategjia e tij që ka inspiruar lojën e Luizit, ka dhënë mendimin në lidhje me nominimin Kiara-Olta.

Ai i ka kushtuar një video mesazh të gjithë personave që thonë se Kiara nuk e meriton të jetë aty. Kevin thotë se çdo njeri mund të fitojë lojën pasi strategjitë janë të ndryshme.
Por në fund, ai shton se pavarësisht çdo lloj strategjie, Luizi do e fitojë.

Disa njerëz thonë se Kiara nuk e meriton të jetë aty. Arsyeja pse thonë se Kiara nuk duhet të largohet është sepse thonë se ajo nuk e meriton të jetë aty për shkak të lojës së saj. 

Edhe nëse ka luajtur një lojë të mirë ose jo, problemin e kam me njerëzit që thonë se dikush duhet të jetë aty, nuk besoj se kjo është mënyra e duhur për asnjë show të tillë.

Ka plot strategji fitoreje dhe çdo njëri mund të fitojë lojën, ndaj duke thënë se dikush e meriton të jetë aty apo jo më shqetëson. 

Mendoj se po shikoni më poshtë e se nuk po i respektoni siç duhet e çdo kush mund ta fitojë këtë lojë. Pavarësisht se kush shkon në shtëpi, Olta ose Kiara, Luizi e fiton lojën.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat