Dalin në shitje biletat për Shqipëri – Çeki, dyndje kërkesash nga tifozat

Federata Shqipare e Futbollit ka nxjerrë në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Çeki, që luhet mbrëmjen e 12 tetorit në “Air Albania”. Dueli vlen për kualifikueset e Euro 2024 në grupin E, me tanët që janë në vendin e parë në grup dhe kanë shanse reale për të kaluar në fazën finale të “Gjermani 2024”.

Forma e mirë e lojtarëve dhe fitorja 2-0 me Poloninë, si edhe barazimi me çekët në Pragë në ndeshjet e fundit ka shtuar interesin për sfidën e tetorit, që mund të vendosë pikat mbi “i” sa i takon kualifikimit.

Kompania që merret me menaxhimin e biletave, në bashkëpunim me FSHF-në këtë pasdite kanë nxjerrë në treg biletat (online). Në minutat e para një mori e madhe tifozësh kanë provuar të blejnë bileten e tyre ç’ka ka shkaktuar rënien e serverit.

Edhe pse tadiumi ka vetëm 22 mijë vende (Air Albania), duket se disa herë më shumë janë kërkesat për t’u futur në stadium dhe për të parë nga afër ketë duel mjaft të rëndësishëm për të besuarit e Sylvinhos.

Ja ku mund te blesh bileten tënde: www.ebileta.al

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat