Vetëvrasja e 27-vjeçares Sibela Abedini, gjykata lë në burg tiktok-erin Altin Çoku

Gjykata lë në burg tik-tokerin Altin Çoku, ai akuzohet se shtyu drejt vetëvrasjes Sibela Abedinin duke shpërndarë në Tik Tok një foto intime të saj. Çoku ra në pranga disa ditë më parë.

Nga kafazi i qelqtë, Çoku teksa i shprehu ngushëllimet familjes, mohoi të ketë publikuar ai foton.

“Jam arrestuar në mënyrë të paligjshme sepse dihet kush e ka bërë. Foton e ka nxjerrë shtetasi A.H. Jam përdorues i Tik Tok si gjithë të tjerët”, tha Çoku.

39-vjeçari është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare për shkak të implikimit të tij në disa vepra penale, por që ja ka hedhur paq burgut për shkak të kartelës që ka si person me prapambetje mendore.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat