Rrezikon dënimin fenomeni i BBV2? Prokuroria: Luiz Ejlli falsifikoi dokumentin kur ishte noter

Kengetari Luiz Ejlli personazhi më i ndjekur në rrjete sociale, pas fitores në spektaklin “BigBrother VIP 2”, ende nuk i ka mbyllur problemet me drejtësinë.

Ora News mëson se gjykata e Fierit më datën 26 shkurt në orën 12:45 do të dëgjojë konkluzionet përfundimtare të prokurorisë ku do të jap edhe pretencën për Ejllin.

Senaca për tu paraqitur ishtë caktuar data 12 shkurt por që me pas u shty për datën 26. Prokuroria atje kërkon ta shpall fajtor Luiz Ejllin për falsifikim të dokumentave e kryer në bashkpunim. Dosja ndaj tij kaloi për gjykim me datën 26 dhjetor 2022. Për ktë veper penale në bazë të kodit të procedurës penale rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim.

Pasi prokuroria të jap pretencën do të jetë radha e avokatëve, e cila do të bëj mbrojtjen dhe më pas gjykata do të vendos.

Drejtësia e akuzon Ejllin se me profesionin e noterit ai ka falsifikuar deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim.Kjo histori nis në vitin 2021 aty ku prokuroria do të kërkonte sekuestrot e pasurive të shtetasit F.A si të pajustifikuara me burime të ligjshme, sipas FactCheck.

Sekuestro e kërkuara asokohe nga prokuroria e Lushnjës do të pranohej nga gjykata më 28 nëntor të vitit 2021. Pak muaj pas kësaj sekuestro shtetasi F.A i cili po ashtu është i bashkëpandehur me Ejllin ka depozituar një deklaratë noteriale bërë tek Noteri Luiz Ejlli. Më 25 shkurt 2022 shtetasi F.A paraqet në prokurori deklaratën noteriale e cila sipas tij ishte bërë tek zyra noteriale e Luiz Ejllit më datë 16 dhjetor 2015 dhe mbante të dhënat si në facsimile “nr 663 Rep, Nr 213 Kol datë 16.12.2015.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat