“Zemrën ma ke vrarë”, dedikimi, mos vallë Xhensila Myrtezaj po “fajëson” Bes Kallakun për ndarjen?

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka publikuar këngën e saj më të re “Lotët”, përmes së cilës mesa duket ka konfirmuar ndarjen nga aktori.

“Ty kam me të menduar gjithë jetën. Kur premtimet kurrë më poshtë nuk hedhen. Lotët më mësuan si të jem e fortë vetë.

A e di sa zemrën ma ke vrarë. Ti je dashni e vjetër ” ishin disa nga vargjet e tekstit të këngës e cila nxiti aludimet e publikut se Xhensila përmes këtyre rreshtave konfirmoi ndarjen nga Besi.

Prej disa javësh këngëtarja Xhensila Myfrtezaj dhe Bes Kallaku janë në qendër të vëmdjes së medias rozë, për shkak të lajmeve se dyshja i kanë dhënë fund martesës së tyre disa vjeçare nga e cila kanë edhe dy fëmijë, Ajka dhe Amen.

Ndonëse çifti kanë vendosur që të heshtin në lidhje me këto aludime, ky veprim i këngëtares ka nxitur akoma më shumë zërat për ndarje.

Kujtojmë se çifti më i përfolur i “shoëbizz”-it përfliten se ka nisur procedurat e divorcit.

Similar Articles

Comments

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Më të lexuarat